Raportohet se ora e Mozzik doli të jetë false

Ora e shumëpërfolur e Mozzik nga marka “Richard Mille” del të jetë false.
Kështu raporton ATV, bazuar në burimet e veta.
Reperi Mozzik u ndalua në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, pasi që iu gjetën dy ora luksoze.
Dogana e Kosovës menjëherë pas rastit, kishte lëshuar një deklaratë ku e sqaronte rastin.
Në njoftim u tha se janë zbuluar dhe ndaluar përkohësisht dy orë luksoze, të cilat nuk ishin deklaruar nga një udhëtar gjatë kalimit në Kanalin e Gjelbër. Bëhet fjalë për një Richard Mille dhe një Rolex, me vlerë totale 1.340.027,50 euro.
Sipas njoftimit, “duke qenë se shmangia nga obligimet doganore kapte shumën mbi 5.000 euro, konform legjislacionit në fuqi është njoftuar Prokurori Kujdestar i Prokurorisë Themelore në Prishtinë. Me këtë rast, është urdhëruar ndalimi i përkohshëm i mallrave dhe intervistimi i personit të dyshuar.”