Operacion i madh policor në Munchen: U dëgjuan shpërthime e të shtëna, një i vdekur

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm në Gjermani.

Në Munchenin veriore, ka nisur një operacion i madh nga njësitë e specializuar.

Sipas gazetës Bild, atje në orët e hershme rreth orës 4:40, janë dëgjuar të shtëna dhe shpërthime, transmeton Klankosova.tv.

Zjarrfikësit morën lajmin se një ndërtesë banimi po digjej, ku edhe një burrë u gjet i vdekur.

Dyshohet se i njëjti i cili mbante me vete edhe një çantë në shpinë, e kishte mbushur shtëpinë e prindërve me eksplozivë, duke i vënë flakën me ç’rast edhe ka pësuar vet.

Po ashtu, në afërsi të Liqenit Lerchenau edhe një person tjetër u gjet me plagë nga të shtënat me armë.

Aktualisht, nuk dihen shkaqet e këtij rasti të rëndë, teksa autoritetet gjermane kanë nisur hetimet

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button