KDI tregon kandidatët për kryetar të komunave që kanë shpenzuar më së shumti në rrjete sociale

Instituti Demokratik i Kosovës ka publikuar emrat e kandidatëve për kryetar të komunave që kanë shpenzuar më së shumti para në rrjete sociale.

Sipas KDI-së, kandidati që ka shpenzuar më së shumti është kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinë, Uran Ismaili.

Në vend të dytë është kandidati i VV-së për kryetar të Gjilanit, Alban Hyseni.

“A e dini kush janë 10 kandidatët që deri tani kanë shpenzuar më së shumti në rrjete sociale? Ja kush prin deri tash”, ka njoftuar KDI.

Artikuj të tjerë

Back to top button