
Në Gaza mund të fillojë një armëpushim brenda 24 orëve pas mbledhjes së kabinetit izraelit në mbrëmjen e sotme, nëse ata që janë në tryezë bien dakord me kushtet e fazës së parë, e cila u miratua në Egjipt këtë mëngjes.
BBC shkruan se armëpushimi në Gaza pritej të hynte në fuqi menjëherë sapo të miratohej nga qeveria izraelite.
Në një konferencë për media, zëdhënësja e Izraelit, Shosh Bedrosian, përcaktoi një afat kohor të ngjarjeve.
Në orën 17:00 sipas kohës lokale, do të ketë një mbledhje të kabinetit, e ndjekur një orë më vonë nga një mbledhje qeveritare.
“Brenda 24 orëve pas mbledhjes së kabinetit, një armëpushim do të fillojë në Gaza,” thotë Bedrosian.
Pas kësaj, ajo thotë se Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) do të ridislokohen në një vijë, gjë që do të çojë në kontrollin dhe mbajtjen nga ushtria të rreth 53% të Rripit të Gazës.
Më pas, do të ketë një hapësirë 72-orëshe që Hamasi të lirojë pengjet e mbetura dhe t’i rikthejë në Izrael, shton ajo, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.