Lladrovci për protestën në Tiranë: Përcolli porosinë se gjyqi në Hagë është i padrejtë

Kryetari aktual i Drenasit, Ramiz Lladrovci mbështeti nga afër protestën pro UÇK-së në Tiranë.

Përmes një postimi në Facebook, Lladrovci tha se kjo protestë përcolli përcjell porosinë se, sipas tij,  procesi gjyqësor në Hagë është i padrejtë dhe me shkelje të shumta.

Ndër të tjera ai tha se sot, Sheshi “Skënderbeu” në Tiranë, ishte më i bukur se çdo herë .

“Sheshi “Skënderbeu” në Tiranë, më i bukur se çdo herë. Protesta përcjell porosinë se procesi gjyqësor në Hagë është i padrejtë dhe me shkelje të shumta. Liri për heronjtë tanë të luftës dhe paqes!”, ka shkruar Lladrovci.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button