Barcelona monitoron Fisnik Asllanin, duhen më pak se 30 mln euro për transferimin e tij

Ylli i Hoffenheim dhe Kombëtares së Kosovës, Fisnik Asllani po shkëlqen këtë sezon në Bundesliga, ku ka realizuar 4 gola dhe ka treguar formë të lartë.
Ai luajti një rol vendimtar në fitoren e Kosovës ndaj Suedisë ku realizoi golin e vetëm dhe duke konfirmuar potencialin e tij si një nga talentet më premtues të futbollit kosovar.
Asllani ka një klauzolë lirimi aktive për verën e ardhshme, e cila është më pak se 30 mln euro dhe ky fakt e ka vënë atë në radar të klubeve të mëdha evropiane. Sipas raportimeve të fundit nga Spanja, Barcelona vazhdimisht eshte duke e monitoruar me kujdes lojtarin dhe një ofertë për të është shumë e mundshme gjatë afatit kalimtar të verës së ardhshme.
Fisnik Asllani duket se po përgatitet për një hap të madh në karrierë, ndërsa performancat e tij në Bundesliga dhe Kombëtaren e Kosovës po e bëjnë gjithnjë e më të kërkuar nga skuadrat elitare evropiane.