Kostiq dhe Miloviq dalin para gjykatës, akuzohen për krime lufte në Kosovë

Kanë dalë para gjykatës, Zoran Kostiq dhe Dragan Miloviq, të akuzuar për krime lufte kundër popullatës civile në Kosovë.
Seanca gjyqësore po zhvillohet në ambientet e Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Ekonomia Onlina ka raportuar se sot do të dëgjohet dëshmia e dëshmitarit Naim Haliti.
Në seancat e mëparshme janë dëgjuar dëshmitë e dy dëshmitarëve të Prokurorisë, Habib Mustafa dhe Rrahim Tahiri.
Sipas aktakuzës, Kostiq dhe Miloviq, si pjesëtarë të policisë serbe, akuzohen se kanë vepruar së bashku me forcat e ushtrisë dhe grupet paramilitare serbe në kryerjen e krimeve kundër civilëve kosovarë gjatë viteve të luftës.




