Aksident i rëndë në Bresje, dyshohet për një të vdekur

Një person dyshohet se ka mbetur i vdekur në dalje të autostradës në Bresje të Fushë-Kosovës.
Në pamjet e publikuara nga TandemPress shihet një automjet në gjendje të rëndë.
Në vendin e ngjarjes ka dalë ndihma e shpejtë dhe Policia e Kosovës.
TandemPress ka kontaktuar me Policinë e Kosovës dhe është në pritje të informacioneve.



