Greva e doganierëve ndalon qarkullimin e automjeteve nga Greqia në Shqipëri

Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se nesër, nga ora 06:00 deri në orën 10:00 në PKK Kakavijë nuk do të lejohet lëvizja e mjeteve, për shkak të grevës së doganierëve.
Sipas njoftimit, do të lejohen të qarkullojnë vetëm këmbësorët pa bagazhe dhe automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.
“Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete në orare të tjera të ditës”.



