Tre të vdekur në Xhamajka, vendi përgatitet për stuhinë më të fortë në botë

Xhamajka po përgatitet për stuhinë më të fortë në botë këtë vit, dhe ndoshta më të fortën e regjistruar ndonjëherë për kombin ishullor.
Uragani Melissa, i cili pritet të arrijë në tokë sot, është fajësuar tashmë për tre “vdekje të lidhura me stuhinë” në ishullin e Karaibeve, si dhe për katër vdekje në Haiti dhe Republikën Dominikane, shkruan BBC,
Me shpejtësi ere deri në 282 km/orë, Melissa është një stuhi e kategorisë pesë – fuqia maksimale.
Ekspertët paralajmërojnë se ritmi i ngadaltë i uraganit mund të sjellë shira të rrëmbyeshëm të zgjatur në disa zona, duke rritur rrezikun e përmbytjeve vdekjeprurëse dhe rrëshqitjeve të dheut.



