Plumbi për pak sa nuk u bë fatal në bjeshkët e Bukoshit të Suharekës, 61-vjeçari qëllon me armë, goditet vetura e dy vëllezërve që po prisnin drunjtë në pyll me leje

Një 61-vjeçar është arrestuar në Suharekë, pasi dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri në bjeshkët e Bukoshit, ku një plumb kishte goditur automjetin e dy vëllezërve që po prisnin dru me leje.

Rasti ka ndodhur dje më 29 tetor, rreth orës 14:30. Dy vëllezërit e kanë raportuar rastin në Policinë e Mushtishtit, duke deklaruar se kishin dëgjuar një krismë arme dhe më pas kishin vërejtur se një predhë kishte depërtuar në automjetin e tyre.


Pas hetimeve, policia ka identifikuar të dyshuarin, në shtëpinë e të cilit, në fshatin Bukosh, ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë të tipit Zastava 99 dhe 59 fishekë.

Gjatë intervistimit, 61-vjeçari ka pranuar se kishte shtënë në ajër, por ka deklaruar se nuk kishte pasur qëllim të lëndonte askënd.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Artikuj të tjerë

Back to top button