Dështimi i Qeverisë, Presidentja fton në takim krerët e partive politike

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u ka dërguar ftesë për takim kryetarëve të partive politike.

Kështu kanë bërë të ditur burime të Klankosova.tv, derisa redaksia ka mësuar se takimi do të zhvillohet gjatë ditës së premte nga ora 12:00.

Takimi është paralajmëruar qysh nga dështimi i formimit të qeverisë së propozuar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, njofton Klankosova.tv.

Më 26 tetor, Kuvendi i Kosovës u mblodh me të vetëm pikë të rendit, atë për krijimin e qeverisë së re.

Kurti, në fjalën e tij pati lutur deputetët që ta votojnë qeverinë e propozuar nga ai, megjithëse ish-opozita nuk pati votë pro për kryeministrin në detyrë.

Qeveria e propozuar nga Kurti mori vetëm 56 vota “për”.

Derisa, presidentja Vjosa Osmani u pati deklaruar menjëherë pas dështimit të formimit të ekzekutivit se do t’i ftonte krerët e partive për takim, brenda afatit kushtetues

Artikuj të tjerë

Back to top button