Detaje të reja nga vdekja e 36-vjeçarit në Novobërdë: Ishte liruar nga burgu, dyshohet se ka qenë…

Sot gjatë ditës Policia e Kosovës ka konfirmuar se një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Koretishtë të komunës së Novobërdës.
Burime të Insajderit bëjnë të ditur se personi që është gjetur pa shenja jete është B.B., 36-vjeçar.
Tutje sipas burimeve, viktima para disa ditësh ishte liruar nga burgu, ndërsa dyshohet se ka qenë përdorues i substancave narkotike.
Policia e Kosovës e kishte konfirmuar më herët për Insajderin se trupi i pajetë ishte gjetur në shtëpinë e tij nga familjarët.
“Me datën 12.11.2025, rreth orës 12:30, kemi pranuar informacion se në fshatin Koretishtë të komunës së Novobërdës, nga familjarët në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete një person mashkull, i vitit të lindjes 1989”, tha Osmani.
LEXO EDHE:



