Nuk është gjetur asgjë e dyshimtë në shkollën në Fushë Kosovë pas alarmit për bombë

Nuk është gjetur asgjë e dyshimtë në shkollën në Fushë Kosovë pas alarmit për bombë
Flora Ahmeti, Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës ka njoftuar se nuk është gjetur asgjë e dyshimtë në shkollën “Daut Bogujevci” në Bresje të Fushë Kosovës.
“Pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe kontrollit të detajuar të hapësirës së caktuar nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, nuk është gjetë asgjë e dyshimtë. Jemi në koordinim me prokurorinë për veprimet e mëtejme”, tha Ahmeti.
Pasditen e së mërkurës, nga kjo shkollë është pranuar një e-mail i dyshimtë që ngriti alarmin se mund të ketë mjet shpërthyes.
Pas pranimit të këtij e-maili kërcënues nxënësit dhe gjithë stafi janë evakuuar nga objekti dhe në vendin e ngjarjes janë paraqitur policia.



