Prokuroria Speciale konfirmon se U.D. i Kryeprokurorit Besim Kelmendi po intervistohet si dëshmitar për Masakrën e Reçakut

Ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, është ftuar për intervistim në cilësinë e dëshmitarit për Masakrën e Reçakut.

Lajmin për Reporteri e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokuroria Speciale, Arbnora Luta.

“Prokuroria Speciale mund t’ju konfirmojë se Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z.Besim Kelmendi, është ftuar për intervistim në cilësinë e dëshmitarit, në kuadër të procesit hetimor lidhur me rastin për të cilin keni parashtruar pyetje“, ka thënë Luta.

Ajo ka deklaruar se Prokuroria Speciale shpreh vlerësimin për “gatishmërinë dhe kontributin që z.Kelmendi ka dhënë lidhur me zbardhjen e një çështjeje penale, që Prokuroria Speciale e ka në trajtim”.

Paparaci, të mërkurën, raportoi se njeriu i cili nga prilli i vitit 2022 mban pozitën e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, nga Prokuroria Speciale po konsiderohet si person me njohuri për rastin për shkak se në kohën e masakrës, në vitin 1999, punonte në pozitën e bashkëpunëtorit profesional pranë Gjykatës së Qarkut në Prishtinë

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button