Uran Ismaili: Kjo seancë është farsë, as Konjufca nuk beson që mund të jetë kryeministër e Kurti zëvendës i tij

Deputeti i PDK-së, Uran Ismaili, ka folur në Kuvendin e Kosovës.
Ismaili ka thënë se edhe Konjufca e di që s’mund të jetë kryeministër.
“Nuk ka njeri as në VV, as në Kosovë, e as Konjufca që beson se mund të jetë kryeministër e Kurti zëvendës i tij. Kjo seancë është farsë, i njëjti mentaliet që bllokohej me Albulena Haxhiun. Është dëshpëruese me pa Kuvendin kështu. Kemi tentu me tejkalu këtë situatë”, tha Ismaili.



