Pas humbjes në Gjakovë, Gola: Populli vendos kush është fajtori, në zgjedhjet e ardhshme edhe më bindshëm

Gjakovën e humbi anipse kundërshtarit të vet ia konstatoi “fundin e ekzistencës politike”.
Ardian Gola i Vetëvendosjes ka shtuar dozën e partizanizmit.
Pas rrëzimit të mandatarit të dytë të Vetëvendosjes për formim të qeverisë, Ardian Gola sheh “bindshëm” rritje të partisë së vet në zgjedhjet e ardhshme.
Postimi i plotë:
Sa për korrektësi ndaj qytetarëve të Kosovës, duhet rikujtuar se një mori marrëveshjesh ndërkombëtare me rëndësi vitale për vendin nuk i kanë votuar as gjatë legjislaturës së VIII, kur nuk kishte ndonjë krizë politike. Poenta është dikund tjetër: Lëvizja Vetëvendosje duhet të portretizohet politikisht si fajtore për çdo gjë në Kosovë, ironikisht edhe për problemet me Cloudflare madje. Me çdo kusht, me çdo çmim. Qoftë edhe në kurriz të qytetarëve.
Por në demokraci, është populli ai që vendos se kush është fajtor. Dhe këtë do ta bëjë edhe më qartë në zgjedhjet që po vijnë. Bindshem madje.



