Musliu-Haxhiut: Koha e manipulimeve dhe lojërave të ulëta politike ka marrë fund

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Ganimete Musliu i ka reaguar ashpër Albulena Haxhiut.
““Ne harmoni te plotë”
“Lista çetnike”
Kjo gjuhë primitive s’ka lidhje me politikë; është thjesht një përpjekje e dëshpëruar për të krijuar armiq imagjinarë kur s’ke argumente dhe as vizion.
Është gjuhë që nxit urrejtje, është mllef.
Ne nuk i frikësohemi askujt dhe nuk na nëpërkëmb asnjë propagandë.
Sot, si asnjëherë më parë, e bëjmë të qartë se nuk do të na përkulë as gjuha e urrejtjes, as shpifjet, as propaganda, as presioni i askujt.
Jemi gati. Qëndrojmë të vendosur në bindjet tona dhe nuk lejojmë askënd të na etiketojë, të na frikësojë apo të na detyrojë të heshtim.
Ne do të vazhdojmë të flasim qartë, drejt dhe pa kompromis.
Koha e manipulimeve dhe lojërave të ulëta politike ka marrë fund.
Qytetarët i panë, i njohen dhe nuk bien më pre e tyre.”, shkroi Musliu.



