Sot, Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, bashkëpunëtorë dhe familjarë kanë bërë homazhe për të nderuar jetën dhe veprën e ish-kryetarit të komunës së Istogut, Haki Rugova, në 2 vjetorin e ndarjes nga jeta.
“Sot janë bërë dy vite nga vdekja e një ndër veprimtarëve të shquar politik që kishte Kosova, ish-nënkryetarit të LDK-së dhe ish-kryetarit të komunës së Istogut, Haki Rugova. Rrugëtimi i tij politik në shërbim të qytetarëve të Istogut, si kryetar i komunës për tri mandate, nuk u ndal deri në orët e fundit të jetës së tij, njëjtë si rruga për liri, pavarësi e demokraci”, thuhet në njoftimin e LDK-së.
Hakiu ishte bashkëpartiak i pakompromis i rrugëtimit politik, institucional e rugovist. I vendosur, këmbngulës në qëndrime. LDK kujton gjithmonë veprën e tij politike dhe patriotike në shërbim të vendit!
“I përhershëm do të jetë kujtimi për Haki Rugovën”, thuhet tutje.