Rama thotë se Kurti dhe Murati refuzuan të takohen

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama, ka thënë se kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe ministri në detyrë i Financave Hekuran Murati, refuzuan sot që të takohen.
“Cenohet mirëqenia e punëtorëve dhe e familjarëve të tyre!”, tha Rama.
Ai theksoi se do të vazhdojë të jetë i gatshëm 24/7 për çdo takim që siguron mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve dhe punëtorëve të kryeqytetit!.
Sot, punëtorët e Trafikut Urban dhe të operatorëve privatë protestuan para Qeverisë duke kërkuar pagat që nuk i kanë marrë që disa muaj.



