
Moti gjatë ditës së hënë do të karakterizohet nga dielli dhe vranësirat e shpërndara, ndërsa në disa vende priten edhe riga shiu.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga 1 deri në 4 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 9 deri në 12 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga drejtimi i veriperëndimit, me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra në sekondë.


