Tentim grabitja në Breg të Diellit, të dyshuarit ende në arrati
Të dyshuarit për tentim grabitje në lagjen Breg të Diellit në Prishtinë janë ende në arrati.
Lajmin për Klankosova.tv e ka bërë të ditur zëdhënësja e Prokurorisë, Kaltrina Shala.
Ajo njoftoi se Prokurori i Shtetit, së bashku me njësi të tjera relevante, janë duke ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme hetimore për arrestimin e personave të dyshuar për veprën penale.
“Në lagjen Bregu i Diellit ka ndodhur një grabitje në tentativë, dhe kryerësit e veprës janë ende në arrati. Prokurori i shtetit, së bashku me njësi të tjera relevante, janë duke ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme hetimore për arrestimin e personave të dyshuar për veprën penale “Grabitje në tentativë” në bazë të nenit 317 lidhur me nenin 28, si dhe për “Mbajtjen në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas nenit 366 të KPRK-së. Për çdo zhvillim të ri do të njoftojmë në kohë”, njoftoi Prokuroria për Klankosova.tv


