KQZ miraton buxhetin për zgjedhjet, fletëvotimet e diasporës dërgohen me postë siç kërkoi PDK

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar planin e buxhetit për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit, bashkë me amendamentin e propozuar nga anëtarët e PDK-së në këtë institucion.
Arianit Elshani dhe Ilir Gashi para se të hidhej në votim plani, instituan që fletëvotimet të dërgohen në diasporë origjinale, ashtu siç e parasheh rregullorja.
Buxheti, u miratua me gjashtë vota “për”, ndërsa kundër dolën anëtarët e VV-së në KQZ, si dhe vet kreu i komisionit, Kreshnik Radoniqi.
Ky institucion dje nuk arriti ta miratonte buxhetin prej 7 milionë e 771 eurove, të planifikuar për zgjedhjet e parakohshme nacionale, pas përplasjeve mes anëtarëve, diskutime këto që vazhduan edhe sot.



