Sllovenia njeh patentë-shoferët e Kosovës

Asambleja Nacionale e Sllovenisë ka miratuar ligjin që i njeh patentë-shoferët e Kosovës.
Lajmin e ka konfirmuar ish-ministrja e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla.
“Sot Asambleja Nacionale e Republikës së Sllovenisë miratoi ligjin që njeh patentë-shoferët e Republikës së Kosovës.”, ka shkruar ajo në Facebook.
Postimi i plotë:
Sot Asambleja Nacionale e Republikës së Sllovenisë miratoi ligjin që njeh patentë-shoferët e Republikës së Kosovës.
Lajm i mirë për qytetarët tanë dhe mërgatën në Slloveni.
Urime!



