
Nga: Natyra Dragusha
Njësitë policore kanë ndaluar një automjet me targa të huaja gjatë një kontrolli rutinë.
Automjetin e drejtonte një mashkull kosovar, ndërsa pasagjeri ishte një mashkull shtetas i huaj.
Policia bën të ditur se të dyshuarit dyshohet se kanë kaluar në mënyrë ilegale kufirin nga territori i Serbisë drejt Kosovës, duke përdorur rrugë jashtë vendkalimeve të autorizuara.
Në konsultim me prokurorin është iniciuar lënda e rastit, ndërsa të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
“Hetimet për këtë incident po vazhdojnë” thuhet në raportin e policisë.



