Avokati Kadolli flet pas shpërthimit në Prizren: Mjeti shpërthyes ra në pronën e fqinjit, m’u dogj vetura

Një shpërthim ka ndodhur pas mesnatës në një nga lagjet e Prizrenit.

Më herët TandemPress ka raportuar se dyshohet që cak i kësaj ngjarje ka qenë avokati Betim Kadolli.

Kadolli tha se mjeti shpërthyes u hodh në pronën e fqinjit, e cila është në kufi me parcelën e tij.

“Mjeti shpërthyes ka rënë në pronën e fqinjit tim, e cila është në afërsi, kufij me parcelën time. Si pasojë e një shpërthimi mua më është dëntuar vetura, mu ka djegë. Më shumë nuk di. Po i presim hetimet”, deklaroi Kadolli.

“Nuk kam pasur asgjë të keqe me askënd. As nuk kam pasur kërcënime, as asgjë”, shtoi ai.

Avokati mohoi për Klankosova.tv të ketë qenë cak i sulmit.

Artikuj të tjerë

Back to top button