Incident në Fushë Kosovë: Theret një person, arrestohet i dyshuari

Një incident ka ndodhur sot gjatë ditës në rrugën “Metush Krasniqi” në Fushë Kosovë.
Një person ka pësuar lëndim trupor nga një mjet i mprehtë.
Lidhur me rastin është arrestuar një person i dyshuar.
Kështu ka deklaruar Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.
“Sot rreth orës 15 :40, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në rrugën Metush Krasniqi në Fushë Kosovë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka arrestuar një person të dyshuar lidhur me këtë rast. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë janë duke punuar për sqarimin e rrethanave të këtij rasti”, tha Ahmeti.



