Emergjenca e QKUK-së trajtoi mbi 77 mijë persona në 9 mujorin e parë të 2025-tës

Në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike dhe Universitare e Kosovës (QKUK), në nëntëmujorin e parë të vitit 2025, trajtim mjekësor kanë marrë, 77 mijë e 655 pacientë.

Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës njofton se ky trajtim është ofruar nga 33 specialistë emergjent, 6 specialistë internist, 4 kardiolog dhe 92 infermier/e, që paraqet numrin më të madh të infermierëve dhe mjekëve nga paslufta, në këtë klinikë, përcjell TandemPress.

“Kontribut të çmuar kanë dhënë edhe profilet e tjera mjekësore, përmes konsultimeve, sikurse edhe degët diagnostike”.
Nga numri i përgjithshëm, 18 mijë e 329 pacientë, janë trajtuar në dhomën e reanimimit, 23 mijë e 810 shërbime internistike, 13 mijë e 730 në atë kirurgjike, si dhe 16 mijë e 475 raste ortopedike”, thuhet në njoftim.

Gjatë kësaj periudhe, në Emergjencë janë kryer 972 operacione kirurgjike.
Poashtu, 5 mijë e 329 intervenime në sallën e vogël.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button