Therrje me thikë në një shkollë të Prizrenit, plagoset një 19 vjeçar

Në shkollën fillore “Emin Duraku” në Prizren, ka ndodhur një përleshje mes disa nxënësve, ku një 19‑vjeçar është plagosur me mjet të mprehtë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka thënëse policia ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe po heton rrethanat e ngjarjes.

“Po është raportuar, therrje me mjetë të mprehtë- thikë. Lëndime ka pësuar një 19 vjeçar. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për të hetuar rastin.”, ka thënë Bytyqi.

Hetimet vazhdojnë për identifikimin e të gjithë të përfshirëve dhe sqarimin e situatës.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button