Policia nis hetimet për dy raste të vdekjeve

Dy raste të vdekjeve të ndodhura të enjten po hetohen nga Policia e Kosovës. Njëri rast ka ndodhur në Gjakovë dhe tjetri në Mitrovicë.
“Dje në mesditë, në Gjakovë është raportuar se është gjetur pa shenja jete në banesën e tij viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet relevante, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.
Rasti tjetër i ndodhur në Mitrovicë të Jugut sipas policisë po hetohet nga njësitet përkatëse. “Raportohet se në afërsi të shtëpisë së saj, është gjetur pa shenja jete ,viktima femër kosovare. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.