Tri raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Sipas Policisë rastet e dhunës në familje janë raportuar në Obiliq, Prishtinë e Kamenicë. Në Obiliq, sipas Policisë, është raportuar se pas një mosmarrëveshje, viktima ishte fjalosur me të dyshuarin mashkull kosovar.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.
Ndërsa, në Prishtinë një person është arrestuar pasi që dyshohet se i kishte sulmuar fizikisht dy gra.
Policia thotë se viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, kurse, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Ndërkaq në Kamenicë, sipas Policisë, është raportuar se viktima mashkull kosovar kishte pasur një mosmarrëveshje me të dyshuarin mashkull kosovar.

Palët e përfshira në rast, sipas Policisë janë dërguar në stacioni policor dhe pas intervistimit në konsultim me prokurorin është iniciuar lënda e rastit.

Artikuj të tjerë

Back to top button