Albin Kurti: Hamza nuk dëshiron të takohemi, s’mund të kërkojmë marrëveshje pa takim e bisedim

PDK-ja se ka bërë asnjë hap drejt nesh, na i bëmë katër në drejtim të tyre. Nga takimi që kishim mbrëmë e lamë mundësinë që të takohemi edhe sot. Hamza s’po do më që të takohet me mua.

Kam dashur dhe dua marrëveshje. Bedriu na ka kushtëzuar dhe refuzon të takohemi. Si mund të kërkohet marrëveshje pa takim e bisedim.

Na ua votuam edhe Vlora Çitakun për nënkryetare të Kuvendit. Ne jemi për bashkëpunim në mirëbesim. Tash po qesin ultimatume. Para 3 jave filluan të vinin në takim me mua e sot prapë po refuzojnë takimin e marrëveshjen” ka thënë Albin Kurti.

Artikuj të tjerë

Back to top button