Groposja e kafshëve infektive në Biraç të Suharekës alarm për sigurinë dhe mjedisin reagon Fandaj nga LVV

Asambleisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Suharekës, Liridon Fandaj, ka reaguar pas mbledhjes së fundit të Kuvendit, duke ngritur shqetësime për dy vendime që, sipas tij, mund të kenë ndikim në shëndetin publik dhe mjedis.

Fandaj ka kundërshtuar vendimin për ndarjen e një parcele në Biraç për groposjen e kafshëve me sëmundje infektive. Sipas tij, një destinim i tillë nuk është i paraparë në Hartën Zonale dhe çështje të kësaj natyre nuk duhet të procedohen pa planifikimin dhe pëlqimet përkatëse.

Për çështje që prekin drejtpërdrejt shëndetin publik dhe mjedisin, nuk mund të veprohet pa planifikim dhe pëlqime përkatëse”, ka deklaruar Fandaj.Ai ka ngritur shqetësime edhe për vendimin për formimin e komisionit lidhur me dhënien në shfrytëzim të pronës komunale për “mbetje të ngurta”. Sipas asambleistit të LVV-së, në terren ekziston tashmë problematika e mbetjeve shtazore dhe, sipas tij, zgjidhja nuk duhet të jetë formalizimi i një gjendjeje të krijuar, por trajtimi i saj sipas kërkesave ligjore dhe mjedisore.

“Zgjidhja nuk mund të jetë legalizimi i një problemi të krijuar tashmë, por trajtimi i tij ligjor dhe mjedisor”, ka shkruar ai. Fandaj tha se i ka kundërshtuar të dy vendimet gjatë mbledhjes së Kuvendit Komunal dhe ka kërkuar që, para çdo vendimmarrjeje, prioritet t’u jepet shëndetit të qytetarëve, mbrojtjes së mjedisit dhe ligjshmërisë.

Artikuj të tjerë

Back to top button