Krasniqi bën thirrje për pjesëmarrjen në protestën në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën në mbrojtje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Pas Prishtinës dhe Tiranës, këtë të shtunë, jehona për drejtësi e shqiptarëve do të ngrihet fuqishëm edhe në Shkup. Më 13 dhjetor, në ora 13:00, në Sheshin “Skënderbeu”, bashkohen zërat nga të gjitha trojet për të mbrojtur dinjitetin, të vërtetën dhe luftën e drejt të UÇK-së”, shkruan Krasniqi.
“Një protestë gjithëkombëtare, një kauzë e përbashkët. Drejtësi dhe liri për çlirimtarët”, përfundon ai.



