Protesta në Shkup kundër Speciales, Gucati: Presim të marrim pjesë rreth 20 mijë protestues

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka folur për protestën e nesërme kundër Gjykatën Speciale, e cila do të mbahet në Shkup.

Ai ka bërë me dije se për këtë protestë janë bërë të gjitha përgatitjet.

Në një prononcim për Front Online, ai ka thënë se në këtë protestë pritet të marrin pjesë rreth 20 mijë qytetarë.

“Interesimi është shumë i madh nga qytetarët e Kosovës, sidomos nga qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Ne presim numër të madh protestuesish, rreth 20.000 nga të dy shtetet, megjithëse interesi më i madh vjen nga Kosova”, ka thënë Gucati.

Sipas tij, në këtë protestë do të marrin pjesë edhe kryetar komunash.

“Kemi marrë mbështetje nga të gjitha partitë politike në Kosovë dhe Maqedoni. Do të ketë pjesëmarrje edhe nga kryetarë komunash të të dy shteteve, sidomos nga Kosova. I bëj thirrje partive politike që të mbështesin protestën dhe të bëjnë thirrje për çlirimtarët”, është shprehur ai.

Artikuj të tjerë

Back to top button