Aksidenti fatal në “Ibrahim Rugova”: Rruga vazhdon të jetë e bllokuar në hyrje të Prizrenit

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku si pasojë ka humbur jetën një grua, ndërsa dy persona të tjerë kanë pësuar lëndime.
Burime nga Spitali i Prizrenit kanë konfirmuar për gazetaren e Klan Kosovës, Endrita Bajrami, se dy të lënduarit janë dërguar atje menjëherë pas aksidentit.
Sipas informacioneve, njëri nga të lënduarit ndodhet në gjendje të rëndë dhe tashmë është transferuar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK.
Ndërsa personi tjetër ka marrë lëndime jashtë rrezikut për jetë dhe po trajtohet në Spitalin e Prizrenit.
Bajrami nga vendi i ngjarjes raporton se trupi i pajetë po largohet, ndërsa pranë janë të pranishëm një numër i madh i forcave të rendit, e rruga si pasojë e aksidentit vazhdon të jetë e bllokuar.





