
L.Z, rreth 31-vjeçar është njëri nga personat që ndodhet në arrati pas aksionit të madh antidrogë të koduar “KULLA”, të zhvilluar më 12 dhjetor 2025 në Prishtinë.
Ai dyshohet për përfshirje në veprat penale blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve, bashkëkryerje, si dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.
Ndaj tij janë duke u zhvilluar kërkime intensive nga Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorinë e Shtetit, ndërsa nuk përjashtohet që i njëjti të shpallet në kërkim edhe në nivel më të gjerë.



