
Kanë përfunduar ndeshjet e xhiros së 17-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Ballkani ka fituar derbin ndaj Prishtinës, me rezultat 3:1.
Derisa derbin e Anamoravës se fitoi askush, pasi Drita dhe Gjilani barazuan 1:1, kurse ndeshja mes Llapit dhe Malishevës përfundoi me rezultat 0:0.
Me këtë rast, Ballkani ”blindon” vendin e parë në tabelë me 32 pikë, katër më shumë se Dukagjini, derisa Prishtina renditet në vendin e tretë, me 27 pikë.
Në dy pozitat e fundit e fundit janë Ferizaji me 16 pikë dhe Prishtina e re me 15 pikë.




