Vetëplagoset një 50 vjeçar me armë zjarri në Lipjan

Një burrë është vetëplagosur sot nga arma e zjarrit.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mirenë të Lipjanit.

Viktima e moshës 50 vjeçare, fillimisht ishte dërguar për trajtim në QMF-në e Drenasit e më pas u dërgua për trajtim në QKUK.

Rreth gjendjes shëndetësore të tij, detaje kanë dhënë nga Qendra Emergjente.

Drejtori i Emergjencës Naser Syla, deklaroi për Klankosova.tv se gjendja e tij për momentin është stabile.

“Janë kryer ekzaminimet e nevojshme, tani është në sallën operative të Emergjencës duke u intervenuar nga ekipët e anestezionit dhe urologjisë, pas operacionit do të transferohët në Klinikën e Urologjisë për trajtim të metutjeshëm”, deklaroi Syla për Klankosova.tv.

Nuk dihen detaje se si ka ndodhur rasti.

Klankosova.tv ka kontaktuar me policinë, por deri në momentin e publikimit të artikullit nuk ka pranuar ndonjë përgjigje.

info@tandempress.net

Artikuj të ngjashëm

Lexo edhe për
Close
Back to top button