Kërkohet paraburgim për grupin e dillerëve që u kapën me mbi 4 kg drogë

Prokuroria Themelore në Ferizaj, i ka kërkuar Gjykatës, caktimin e masës së paraburgimit ndaj grupit të dyshuar për rastin e mbi 4 kilogramëve drogë, që u kapën  më 13 dhjetor.

M.B, A.L, A.B dhe SH.B,M janë ndaluar për shkak të dyshimit të veprave penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Sipas Prokurorisë, “ekziston dyshimi i bazuar se me datë 12 Dhjetor 2025, rreth orës 17:15, me qëllim shitje ose ofrimi për shitje, në atë mënyrë që paraprakisht të pandehurit M.B dhe A.L, kanë sjellë substancën narkotike të llojit Kokainë me peshë prej 4,620 gram në Republikën e Kosovës, e më pas i pandehuri L.Z (i cili për momentin gjendet në arrati), kontakton me të pandehurit A.L dhe SH.B, duke i udhëzuar që këtë substancë narkotike të sjellin në parkingun e “B.M” në Veternik, e po ashtu duke i’u dhënë edhe detaje të veturës, ku ishte personi që do të blinte substancën narkotike”.

Ndërsa me rastin e kontrollit, tek shtëpia e A.B, janë gjetur dhe sekuestruar edhe prova të tjera, të cilat janë shfrytëzuar për mbështjellje të substancës narkotike, si dhe një revole të markës “Glock”. 

Artikuj të tjerë

Back to top button