
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Fshatin Henc të Fushë Kosovës, ku një grua ka kërkuar ndihmë nga Policia e Kosovës.
Ngjarja është raportuar më 15 dhjetor 2025, rreth orës 10:30. Sipas deklarimit të viktimës, Sh.M, ajo është duke u përballur me dhunë të vazhdueshme psikike nga bashkëshorti i saj, A.A.
Viktima ka theksuar se deri tani nuk ka pasur dhunë fizike, por ka shprehur frikë serioze për sigurinë e saj dhe të fëmijëve, pasi sjellja e bashkëshortit ka qenë gjithnjë e më agresive.
Me rastin është marrë njësia e hetimeve për dhunë në familje dhe, pas konsultimit me Prokuroren kujdestare, rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”.
Me vendim të Prokurorisë, i dyshuari është dërguar në Qendrën e Mbajtjes dhe është ndaluar për 48 orë.
Hetimet për këtë rast janë duke vazhduar.



