
Një person ka shtënë me armë zjarri nga një veturë e cila ka qenë në lëvizje.
Rasti ka ndodhur sonte rreth orës 20:00 në rrugën “Fehmi e Xhevë Lladrovci” në Skenderaj.
Zëdhënësi rajonal i policisë në Mitrovicë Avni Zaiti, tha për Klankosova.tv se nuk raportohet për persona të lënduar.
“Më vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja. Njësitet kompetente kanë nisur hetimet dhe janë duke punuar për identifikimin e të dyshuarit dhe sqarimin e rrethanave të rastit”, ka deklaruar Zaiti për Klankosova.tv.



