Ekskluzive: I dyshuari për dhunë në familje, kishte sulmuar zyrtarët policorë në Drenas

Një incident serioz është shënuar pasditen e 16 dhjetorit 2025 në Gllogoc, ku gjatë ndërhyrjes policore për një rast të dhunës në familje, një person dyshohet se ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë.

Rreth orës 16:00, patrulla policore ka dalë në fshatin Abri e Epërme pas raportimit për dhunë në familje.

Në vendngjarje, zyrtarët policorë kanë hasur të dyshuarin Sh.H, i cili ndodhej në shtëpinë e tij duke demoluar ambientin dhe thyer dritaret me një mjet pune.

Sipas informatave, i dyshuari ka dalë në korridor me mjetin në dorë dhe nuk i’u është bindur urdhrave të zyrtarëve policorë, duke vazhduar t’u afrohet atyre në mënyrë kërcënuese.

Zyrtarët kanë arritur t’ia largojnë mjetin nga dora, por pavarësisht kësaj, ai ka vazhduar të mos i përfillë urdhrat verbalë.

Në këtë moment, i dyshuari dyshohet se ka goditur me grusht në fytyrë një zyrtar policor, duke i shkaktuar lëndime trupore, si dhe ka shtyrë dhe mbështetur një zyrtare policore për muri.

Si pasojë, dy zyrtarë policorë, emra të njohur për redaksinë kanë pranuar tretman mjekësor në QKUK në Prishtinë.

info@tandempress.net
Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button