
Ish-ushtaraku i lartë i FSK-së Gëzim Hazrolli, ishte mysafir në edicionin e sontëm të Rubikonit në Klan Kosova.
Ai foli për shumë tema të rëndësishme për vendin, në veçanti për sigurinë.
Hazrolli i cili i ka hyrë politikës, duke garuar për deputet në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, vlerësoi lart ushtrinë e Kosovës, por theksoi se vendi ynë s’mund të mbrohet edhe pa aleatët.
“Ne si Kosovë, as që mund të mendojmë se mund të mbrohemi vet. Të neglizhojmë të gjitha kërcënimet globale që edhe neve na prekin. Sot kërcënimet nuk kanë kufij, nuk ka pasur asnjëherë, por sot definitivisht që duhet të jemi të vetëdijshëm që kërcënimi është aq shumëdimensional, duhet të jemi të përgatitur, duhet të jemi të gatshëm që të ndërtojmë aleanca dhe që faktikisht shteti ynë të jetë në duar të sigurta”, deklaroi Hazrolli në Klan Kosova.



