
Kompania Rajonale Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se në disa zona kryesore të Prishtinës sot do të ketë ndërhyrje nga ekipet e mirëmbajtjes.
Në njoftimin e KRU-së thuhet se ekipet do të intervenojnë në rrugët: “Igballe Prishtina”, “Rruga e Mitrovicës”, “Selim Berisha”, “Xhon Sereqi”, “Ismajl Ismajli”, “Sadete Mekuli”, “Agim Ramadani”, dhe “Bill Klinton”.
“Gjatë zhvillimit të punimeve mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë.” deklaron KRU-ja.



