
Njësitë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit kanë zhvilluar veprime hetimore ndaj disa personave të dyshuar për ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore farmaceutike, në kuadër të një operacioni të realizuar në Prishtinë, më 17.12.2025.
Sipas Policisë, gjatë zbatimit të urdhëresave për kontroll në disa lokacione janë sekuestruar sasi të konsiderueshme të produkteve medicinale, regjistra të klientëve dhe të shërbimeve të ofruara, si dhe pajisje elektronike përfshirë llaptopë, shtëpiza kompjuterike dhe DVR të kamerave të sigurisë.
Policia bënë të ditur se për këtë rast, në cilësinë e personave të dyshuar janë intervistuar 11 persona në prani të avokatëve mbrojtës, ndërsa katër persona të tjerë janë ftuar të paraqiten në organet e hetuesisë.
“Me vendim te prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”- njofton Policia.



