Raportohet për një aksion të Policisë me AKI-në, “arrestohen disa zyrtarë”

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), raportohet se ka nisur një aksion të gjerë lidhur me dyshime për keqpërdorime dhe korrupsion.

Sipas burimeve të KosovaPress-it brenda Policisë së Kosovës, tashmë janë arrestuar disa zyrtarë, ndërsa pritet të ketë edhe të tjerë.

Sipas informacioneve të këtij mediumi, aksioni ka nisur pasditen e së enjtes, rreth orës 16:00 dhe është duke vazhduar ende.

Hetimet janë kryer me autorizimin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) dhe kanë zgjatur për disa muaj,

Në vazhdim, TandemPress do të i’u mbajë të informuar lidhur me rastin

Artikuj të tjerë

Back to top button