Një rast i vjedhjes është raportuar në fshatin Lubizhdë të Prizrenit

Një qytetar është bërë viktimë e grabitjes nga persona ende të panjohur.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, më 17 dhjetor 2025 rreth orës 17:30, persona të dyshuar të panjohur nga një veturë i kanë vjedhur para të gatshme dhe stoli ari viktimës, mashkull kosovar.

Njësitë përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore, ndërsa rasti mbetet nën hetime.

“Fsh. Lubizhdë – Prizren, është raportuar se të dyshuar të panjohur nga vetura i kanë vjedhur para të gatshme dhe stoli ari viktimës mashkull kosovar.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe rasti është nën hetime”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

info@tandempress.net

Artikuj të ngjashëm

Back to top button