Ballina

Aktakuzë kundër 8 zyrtarëve dhe 10 qytetarëve në rastin “Subvencionet V”, kërkohet konfiskimi i 184 mijë eurove

Prokuroria Speciale ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër tetëmbëdhjetë personave në rastin e njohur si ‘Subvencionet V’, raporton TandemPress.

Aktakuza është ngritur kundër K.Z, L.S, S.SH, A.U, V.H, B.P, A.GJ, G.A, K.S, B.S, V.I, F.J, F.Y, A.N, A.S, A.T, B.O dhe M.M, për veprat penale “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Marrje e ryshfetit”, “Dhënia e ryshfetit”, “Ushtrim ndikimi” dhe “Mashtrim me subvencione”.

Aktakuza është ngritur kundër tetë (8) pandehurve si persona zyrtar, prej tyre katër (4) të pandehur janë nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, dy (2) të pandehur zyrtarë nga Regjioni i Gjilanit në kuadër të AZHB-së, një (1) zyrtarë në Komunën e Kllokotit,  një (1) zyrtarë  në Komunën e Vitisë dhe ndaj dhjetë (10) të pandehur të tjerë qytetar. 

Po ashtu, Prokuroria Speciale ka propozuar që të konfiskohet dobia pasurore e sekuestruar nga të pandehurit e fituar me kryerjen e veprave penale në vlerë 184,000.00€.” – thuhet në njoftim.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button