Kurti: Ndarja nga jeta e Shemsi Krasniqit është humbje mbarëkombëtare

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të Shemsi Krasniqit – Shemit, duke e cilësuar atë si një zë që ka hyrë në shtëpitë dhe zemrat e shqiptarëve pa trokitur.

Kurti vlerësoi kontributin e Shemit si vokalist i grupit “Ilirët”, duke theksuar se ai i dha fytyrë një etape të rëndësishme të muzikës shqiptare dhe e shndërroi këngën në kujtesë kolektive. Sipas tij, interpretimi i “Xhamadani vija-vija” u bë shenjë identiteti dhe bashkimi për shqiptarët kudo që janë.

Në mesazhin e tij, Kurti theksoi se Shemsi Krasniqi ishte më shumë se artist – ishte një gjuhë e përbashkët emocioni shpirtëror, prandaj humbja e tij nuk është vetëm familjare, por mbarëkombëtare.

Ai shprehu ngushëllime për familjen, miqtë, bashkëpunëtorët dhe gjithë publikun që e deshi, duke nënvizuar se zëra si ai i Shemit nuk shuhen me lajmin e ndarjes nga jeta, por jetojnë sa herë që kënga ngrihet si flamur në zemrat e njerëzve.

“U prehtë në paqe. I lehtë i qoftë dheu,” përfundoi Kurti.

info@tandempress.net
Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button